Shkëndija e Tetovës ka përfituar një shumë prej 187 mijë eurosh nga qeveria e Maqedonisë. Ministria e Arsimit dhe Sportit në këtë vend, ka bërë publik listën me shumat përkatëse që klubet e futbollit kanë përfituar për vitin 2020, ku bie në sy se kampionët e Shkëndijës kanë marrë pjesën e luanit.
Ekipi që këtë sezon drejtohet nga Ernest Gjoka ka përfituar plot 187 mijë euro nga qeveria e këtij vendi, raporton newsport.al. Klubi shqiptar që ka nderuar futbollin në vendin fqinj me pjesëmarrjen në Kupat e Europës, sheh të përfitojë nga ministria e Sportit një shumë goxha të madhe krahasuar me vendet e rajonit. Në këtë listë janë edhe ekipet e tjera shqiptare, me Shkupin, Renovën dhe Struga Trim Lum që kanë marrë pjesën e tyre.
