Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trajneri Reja, skema e re dhe ardhmja, rrëfehet Mihaj: Jam gati të bëj më të mirën, kam oferta nga Italia dhe Hollanda

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Reja, skema e re dhe ardhmja, rrëfehet Mihaj: Jam gati të

Enea Mihaj ishte një nga lotjarët që vendosi të linte Greqinë për t'u bashkuar me Shqipërinë. Mbrojtësi ishte nga një të grumbulluarit e trajnerit Panuçi dhe bëri debutimin e tij me Skocinë. Tashmë Mihaj është grumbulluar edhe nga trajneri Reja. Në një intervistë për "SuperSport", mbrojtësi 20-vjeçar deklaroi se është gati për kombëtaren si dhe foli rreth të ardhmes.

"Kemi punuar shumë mirë këto dy javë. Të gjithë jemi fokusuar te puna dhe me trajnerin e ri, po punojmë edhe me një sistem të ri, Duhet të jemi shumë të fokusuar te puna që duhet të bëjmë dhe besoj se do të marrim rezultat të mirë në ndeshje.

"Të gjithë lojtarët që jemi në kombëtare jemi gati të japim më të mirën, kur të na jepet mundësia të futemi në fushë. Po të jetë radha ime, jam gati të bëj më të mirën, për të ndihmuar Shqipërinë për një rezultat të mirë", tha mbrojtësi.

Skema e re? "Një sistem me 3 mbrojtës, të jep më shumë siguri në prapavijë, por duhet komunikim shumë I mirë me shokët e repartit, pasi mund të krijohen probleme. Besoj se kemi punuar shumë mirë këto dy javë dhe kemi kuptuar se çfarë do trajneri. Kemi në skuadër futbollistë që luajnë me ekipe të rëndësishme në Europë, që ditë të përshtaten shpejt me idetë e trajnerit.

Është e vërtetë që kemi pësuar shumë gola, por kur një ekip pëson, nuk është faji vetëm i mbrojtjes. Ne nuk kemi luajtur si grup dhe besoj se ky ka qenë problem, që kemi marrë shumë gola".

E ardhmja? "Është e vërtetë që kisha një dëmtim këtë vit dhe nuk luajta në të gjitha takimet. Prej dy sezonesh kam bërë paraqitje të mira në Greqi dhe besoj se ky mund të jetë viti I fundit në kampionatin helen. Kam disa oferta, por menaxheri im po punon me atë pjesë, pasi unë jam i përqendruar te Kombëtarja. Kam oferta nga dy ekipe në Itali, por edhe në Holandë, megjithatë varet se si do shkojnë negociatat edhe me klubin tim, që kërkon 1.5 milionë euro për kartonin tim. Pra momentalisht jam në pritje dhe vijoj të punoj, pavarësisht nëse do vijoj në Greqi, apo do kaloj në një kampionat tjetër", deklaroi Enea Mihaj.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga