• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
FACENEWS

Mësuesja e Mesit drithëron botën, ja letra e ndjerë që ka dërguar për futbollistin

June 29, 2016 FACENEWS 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Mësuesja e Mesit drithëron botën, ja letra e ndjerë që ka dërguar për futbollistin
FACENEWS

Ai ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur me Kombëtaren e Argejntinës kur është ende 29 vjeç. Lionel Messi është kthyer në këto dy ditë, një nga emrat më të përfolur në futbollin botëror, për shkak të vendimit që ka marrë. Drejt tij janë dërguar shumë mesazhe për ta rishikuar vendimin dhe një letër e hapur është shkruar së fundmi nga mësuesja e tij Yohana Fucks. Ajo e lut Mesin të rishikojë vendimin e marrë pasi ai është një shembull për të gjithë fëmijët në Argjentinë.

‘‘Ju mbase kurrë nuk do ta lexoni këtë letër. Por nuk prish punë. Do ta shkruaj sido që të bëhet. Po e shkruaj jo si adhuruese futbolli, por si mësuese argjentinase, e këtij profesioni e kam zgjedhur me zemër dhe që e dua, siç e doni ju futbollin.

Do të mund të shkruaja pa problem për talentin tënd të mrekullueshëm në sportin më të popullarizuar në vendin tonë, për kënaqësinë që më fal mua duke qenë pjesë e gjeneratës që është me fat që mund t’ju shoh duke shpalosur magjinë me këmbët tuaja ose për adhurimin që gëzoni në të gjitha cepat e botës. Por kjo do të ishte vetëm përsëritje e klisheve. Në vend të kësaj po ju kërkoj të më ndihmoni në një sfidë larg më të madhe se ato me të cilat ndonjëherë jeni përballur. Dua që të më ndihmosh që të brumos karakterin e atyre fëmijëve që të shohin si hero futbolli dhe si shembull për t’u ndjekur.

Nuk ka rëndësi se me sa përkushtim dhe dashuri i përvishem punës, sepse asnjëherë nuk do ta gëzojë prej nxënësve të mi mahnitjen e pabesueshme që u fal ti. E tash, do ta kuptojnë se është dorëzuar idhulli i tyre më i madh. Të përgjërohem që të mos ua falësh kënaqësinë atyre mediokërve; atyre që të frustruar prej dështimit të mijëra ëndrrave të tyre, nxjerrin dufin kundër një lojtari futbolli, atyre që flasin për të tjerët pse gjithkush mund të thotë e bëjë çfarë t’i teket. Andaj, po të them se këto fjalë burojnë prej zemrës së një mësueseje, pavarësisht largësisë ndërmjet nesh dhe vesit të krisur argjentinas se puna e tjetrit është e lehtë, se shënimi i golave është si punë e lehtë ai ndërtimi i një shtëpie për një trashëgimtar.

Është kjo farë e sëmurë për ta rrëzuar tjetrin përtokë, ose që të gjykohet me gjykime idiotike e me arrogancë puna e tjetrit, duke çmuar vetëm triumfet dhe duke mos pranuar kurrfarë gabimesh, ato gabime që tregojnë se jemi qenie njerëzore dhe se mund të mësojmë prej tyre.
Të lutem mos u dorëzo, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se ky vend kujdeset vetëm për triumfin dhe lavdinë e të parit. Mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se pavarësisht sa i suksesshëm të jesh në jetë, kurrë nuk do t’ia dilni t’i kënaqni të gjithë, dhe për më zi, të mos mendojnë nxënësit e mi se duhet të jetojmë për qejf të tjerëve, e jo për vete.

Mos ua përço nxënësve të mi këtë mesazh të gabuar, pavarësisht prej armiqësive të shumta para vetes, duke luftuar me mish e me shpirt prej fëmijërisë që të bëheni triumfuesi që jeni sot, e duke e ditur se të gjithë ata zemërprishur që s’lanë gjë pa thënë kundër jush, do të vdisnin që të mbërrinin majat tua.
Nëse dikush si puna jote, që kishe familjen në krah, që ka pasurinë personale dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve, nuk mund t’ia dalë në krye, si mund nxënësit e mi të besojnë se janë të zotë t’ia dalin përballë aq shumë betejave ditë pas dite?

Me nxënësit e mi nuk flas për Messin e mrekullive në futboll, as për ato mijëra gjuajtje të lira që i ushtron për ta çuar topin në kënd; aty ku s’e kapë dot asnjë portier. U flas nxënësve të mi për Messin që ka marrë injeksione të panumërta për të luftuar për ëndrrën e tij; për Messin që me paratë e fituara prej tij, u ndihmon fëmijëve që kanë probleme si të tijat dikur; u flas nxënësve të mi për Messin e rritur, burrin që ka krijuar familje dhe merret me punën më të rëndësishme në jetë; të qenit prind i mirë; u flas nxënësve të mi për Messin, që e ndal një adhurues që i turret, që të mos lëndohet; u flas nxënësve të mi për Messin, që edhe mund ta huq penaltinë, sepse huqet na bëjnë qenie njerëzore dhe se edhe më i mrekullueshmi i kohës tonë nuk është krejt i përsosur.

Mos u dorëzo, mos e zhvesh fanellën me ngjyrat e atdheut tonë, sepse kur e vesh atë fanellë, je argjentinas që na përfaqëson të gjithëve. Nuk është se ne presim medalje dhe kupa që të jemi krenarë me ty. Të përgjërohem, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se të dalësh i dyti në garë është humbje, dhe se vlera e një personi lidhet me atë se sa shumë trofe ka në kabinetin e tij, ose humbja e një ndeshjeje është edhe humbje e lavdisë.

Nxënësit e mi, Messi, duhet ta kuptojnë se heronjtë fisnikë, qofshin mjekë, ushtarë, mësues apo futbollistë, janë ata që japin më të mirën nga vetja për të mirën e të tjerëve, edhe duke e ditur se askush nuk do t’i çmojë për më tepër, edhe duke e ditur se nëse shënojnë suksese, suksesi do të jetë i të gjithëve, mirëpo dështimi është ai që u faturohet vetëm atyre.
Megjithatë, ata kurrë nuk dorëzohen. Por mbi të gjithë, kanë guxim dhe heroizëm kur luftojnë dhe i kapërcejnë dështimet me trimëri dhe dinjitet, megjithëse e gjithë bota mbarë themi se kurrë nuk do t’ia dalim në krye.

Dhe një ditë ata do t’i gëzohen triumfit më të madh: do të ndihen të lumtur me suksesin e tyre, me demonët me të cilët u detyruan të përballeshin, që asgjë më të mos i ndalë. Të gjithë po flasin për punën e ‘topave’, por unë besoj në fuqinë e zemrës tënde”, ka mbyllur Fucks letrën e saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Gashi kthehet në Europë, e thotë “Gazzetta dello Sport”
Previous article Stadiumi “Loro Boriçi” hap dyert për trofeun e parë sezonal

Në datën 25 maj, në orën 21:00 zhvillohet finalja e madhe e Conference League në stadiumin Air Albania. Cila skuadër do të triumfojë në ndeshjen historike?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

FOTO/ Moderatorja bukuroshe fton gocat në “Miss Shqipëria”, Hygerta Sako: Fitoj vetë nëse nuk vini
May 20, 2022

FOTO/ Moderatorja bukuroshe fton gocat në “Miss Shqipëria”, Hygerta Sako: Fitoj vetë nëse nuk vini

Atmosferë pozitive te Vllaznia, Josa dhuron spektakël me topin në stërvitje
May 20, 2022

Atmosferë pozitive te Vllaznia, Josa dhuron spektakël me topin në stërvitje

FOTO/ Partizani luan finalet e Europës, Stenio Junior e ka mendjen te... pushimet!
May 19, 2022

FOTO/ Partizani luan finalet e Europës, Stenio Junior e ka mendjen te... pushimet!

FOTO/ Atmosferë pozitive te Tirana, e tregon Taulant Seferi
May 19, 2022

FOTO/ Atmosferë pozitive te Tirana, e tregon Taulant Seferi

Përballja me Egnatian, njoftim i rëndësishëm nga klubi i Vllaznisë
May 19, 2022

Përballja me Egnatian, njoftim i rëndësishëm nga klubi i Vllaznisë

Shkak bëhet Bledi Shkëmbi, trajneri dhe drejtori i Tiranës takohen me Sabien Lilajn (FOTO)
May 18, 2022

Shkak bëhet Bledi Shkëmbi, trajneri dhe drejtori i Tiranës takohen me Sabien Lilajn (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

May 21 10:49 AM
KRYESORE

Optimizëm te Vllaznia, në Shkodër besojnë te “magjia” e Josës

May 21 10:30 AM
KRYESORE

Ndeshje e “fjetur” në Elbasan, Mehmeti ndan mendjen për titullarët (FORMACIONI I MUNDSHËM)

May 21 10:11 AM
KRYESORE

Kujtime të hidhura me Dinamon, Longo merr masat për Skënderbeun

May 21 9:53 AM
KRYESORE

Ndeshja më e titulluar në Shqipëri, Tirana luan derbin për objektivin 1.5 milion euro

May 21 9:36 AM
KRYESORE

U afrua me bujë, sulmuesi i Vllaznisë drejt largimit

May 21 9:22 AM
Conference League

Të veçantat e finales, Shqipëria në prag të ndeshjes së shumëpritur

May 21 9:05 AM
KRYESORE

Titullari i Vllaznisë dëshiron largimin, hedh sytë te rivalët e kryeqytetit

May 21 8:47 AM
KRYESORE

Finalja e Conference League në Tiranë, Shqipëria merr ndihmë nga Italia

May 21 8:28 AM
KRYESORE

Javë vendimtare, Abissnet Superiore zbret sot e gjitha në fushë (RENDITJA)

May 20 11:56 PM
VENDI

FOTO/ Nuk falen gabimet, Kukësi mbylli përgatitjet në “kështjellën” e tij me një përforcim shtesë

May 20 11:19 PM
BOTA

VIDEO/ Franca ka radhën, tifozët pushtojnë fushën pas fitores me penallti

May 20 11:00 PM
BOTA

Real Madrid e mbyll kampionatin spanjoll, gati për finalen me Liverpoolin

May 20 10:43 PM
BOTA

VIDEO/ Gati për Tiranë, Roma siguron Europa League, Berisha i mohon golin Kumbullës

May 20 10:26 PM
Conference League

Organizimi, masat e marra dhe përfitimet e Shqipërisë: Duka analizon finalen e UECL në Tiranë

May 20 10:03 PM
BOTA

VIDEO/ Berisha i mohon golin e sigurt Kumbullës, Roma jep sinjale pozitive para finales në Tiranë

May 20 9:44 PM
BOTA

Tirana pret dhjetra mijëra të huaj, kryeqyteti bëhet gati për finalen e Conference League

May 20 9:25 PM
VENDI

FOTO/ Teuta mbyll përgatitjet me festë të veçantë, durrsakët nuk i ndahen objektivit Europë

May 20 9:04 PM
KOMBETARJA

Menaxheri i njohur tregon si erdhi De Biasi në Shqipëri dhe lojtarin më të kërkuar të Kombëtares

May 20 8:41 PM
BOTA

VIDEO/ I pandalshëm VRIONI, mjaftojnë 8 minuta për të shënuar golin e radhës

May 20 8:12 PM
SPORTMIX

Ferrari dominues në Spanjë, Leclerc i çon “mesazh” Verstappen para Çmimit të Madh

May 20 7:54 PM
BOTA

Prova gjenerale përpara finales në Tiranë, Mourinho përfshin Marash Kumbullën në formacionin titullar

May 20 7:37 PM
BOTA

VIDEO/ Gol special, shqiptari dhuron spektakël në Austri

May 20 7:22 PM
BOTA

VIDEO/ Vrioni spektator, ish-lojtari i Skënderbeut gjen golin në Austri

May 20 7:06 PM
VENDI

Pragsfida derbi, Orges Shehi jep lajmin e gëzueshëm për tifozët e Tiranës

May 20 6:47 PM
VENDI

FOTO/ Do marrë pjesë grupi i famshëm muzikor, Tirana bën speciale natën e festës

May 20 6:29 PM
BOTA

Gati ndryshimi te Barcelona, Xavi i tregon klubit 4 lojtarët do heqin

May 20 6:10 PM
BOTA

400 vullnetarë përgatiten në terren për finalen, Jaupaj: Sjellim gjë të re

May 20 5:51 PM
FACENEWS

FOTO/ Moderatorja bukuroshe fton gocat në “Miss Shqipëria”, Hygerta Sako: Fitoj vetë nëse nuk vini

May 20 5:32 PM
BOTA

Ringritja e Milanit, Fiorentino Perez injoron të tjerët: Ky është rivali ynë në 50 vite

May 20 5:13 PM
BOTA

Pushtimet e fushës bëhen trend, Federata angleze merr vendimin që mërzit tifozët

May 20 4:53 PM
BOTA

VIDEO/ Goli i sezonit, Bekim BALAJ “çmend” tifozët në Turqi

May 20 4:41 PM
BOTA

Broja është i veçantë, zërat e fundit të merkatos vijnë nga Italia dhe Anglia

May 20 4:24 PM
BOTA

Mbappe kryeson, ja 10 lojtarët më të shtrenjtë që janë pa kontratë

May 20 4:05 PM
BOTA

E veçantë, FSHF dërgon në Itali 11 kapitenet e ekipeve të femrave për të ndjekur finalen e Champions League

May 20 3:48 PM
Conference League

Kërkesë e UEFA-s, mbyllet çdo biznes në stadiumin “Air Albania”

Sondazh

Në datën 25 maj, në orën 21:00 zhvillohet finalja e madhe e Conference League në stadiumin Air Albania. Cila skuadër do të triumfojë në ndeshjen historike?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P