Messi ndan një foto me familjen në festën e 36-vjetorit të lindjes: Një përqafim i madh, falemidnerit të gjithëve!
Shkruar nga NEWSPORT
Leo Messi ndan një foto të bukur teksa feston ditëlindjen e tij të 36-të në Rosario me familjen e tij. Fituesi i Kupës së Botës u nis për në Rosario për të festuar ditëlindjen e tij të 36-të me familjen e tij, ndërsa postoi një foto të bukur të tij, gruas dhe tre fëmijëve në Instagram.
Messi falënderoi fansat e tij për urimet e përzemërta dhe sugjeroi se është shumë i lumtur që ka mundur ta festojë këtë rast me më të dashurit e tij.
“Faleminderit shumë për të gjithë urimet!! Gëzohem shumë këtë vit duke qenë në gjendje ta festoj atë në Rosario me njerëzit që i dua shumë. Nje perqafim i madh!”, shkruan Messi.