
Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Lionel Messi-t, kampioni i botës e mbyll me Paris Saint-Germain. Ka qenë vetë babai i argjentinasit njëkohësisht dhe menaxheri i tij, që ka konfirmmuar lajmin, pas vendimit të klubit parizien për ta sanksionuar futbollistin për dy javë pas udhëtimit që bëri në Arabinë Saudite.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga futbollisti të cilit i skadon kontrata në qershor dhe nuk ka ndërmend që ta rinovojë atë duke dalë kështu lojtarë i lirë në merkaton e verës. E ardhmja e 36-vjeçarit ende nuk dihet pasi në garë për shërbimet e tij janë Barcelona edhe Al-Hilal. Këto të fundit duken më të avantazhuar.
Poll