Leo Messi është kryefjalë e çdo medie pas largimit të tij nga Paris Saint Germain. Ylli argjentinas mund të rikthehet në Barcelonë. Megjithatë ka shumë dyshime për të ardhmen e tij.
Së fundmi ka folur, Jorge Messi, i cili ka pasur një takim me presidentin Joan Laporta. Palët janë takuar sot pasi La Liga pranoi planin e qëndrueshmërisë së katalanasve.
“Leo dëshiron të rikthehet dhe unë dua ta shoh atë te Barcelona. Rikthimi te Barcelona është me siguri një opsion”, ka thënë babai i Messit që është edhe menaxher i lojtarit.
Poll