Një fotomontazh bëri dje xhiron në rrjetet sociale, ku nga një anë shfaqet deputeti i PS-së, Alfred Peza dhe në planin tjetër aktori i madh Robert Ndrenika duke pritur në radhë disa muaj më parë, në spitalin "Nënë Tereza" për të marrë shërbimin mjekësor.
"Hajdut deputet" ishte dixhitura për deputetin Peza dhe Artisti i Popullit në gjendje të mjerueshme ishte dixhitura përshkruese e situatës së Ndrenikës.
Një foto që ka ngacmuar edhe mesfushorin e Kukësit, Nijaz Lena, i cili e ka shpërndarë fotomontazhin në profilin e tij në Facebook.
Një mik i tij i shkruan me humor se duhet të ketë më shumë kujdes se ndoshta i hapet problem me vizën kur Kukësi të hyjë në Champions.
Përgjijgjja e Lenës ishte po me batutë, ndërsa ia kthente se aktori Robert Ndrenika vlen më shumë se viza dhe se Championsi.