
Kristal Abazaj u transferua me bujë nga Skënderbeu te Anderlehti gjatë merkatos së verës, por debutimi i tij erdhi vetëm në muajn nëntor. Skuadra belge tashmë ka mbetur pa trajner dhe drejtuesit e klubit po punojnë për gjetjen e teknikut të ri. Me interes pritet dhe situata e mesfushori të Kombëtares shqiptare që sipas mediave belge Abazaj është në listën e lojtarëve që priten të largohen gjatë muajt janar.
Anderlehti pagoi te Skënderbeu 750 mijë euro për ta pasur në skuadër lojtarin dhe tani po mendon që ta huazojë për të luajtur më shumë minuta. Diçka të tillë e kërkon dhe vet Abazaj që deshiron të luajë më shumë për të mos humbur dhe vendin në Kombëtaren e Panuçit pasi ishte pikërisht aktivizimi i tij i pakët që detyroi trajnerin italian të mos e grumbullonte gjatë ndeshjeve të fundit të përfaqësuese shqiptare. Në ditët në vijim pas zyrtarizimit të trajnerit të ri pritet të merret vesh dhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar.