
Interi kërkon me ngulm një sulmues për sezonin e ri. Duke parë Lautaro Martinez është drejt Barcelonës, drejtuesit zikaltër po planifikojnë një goditje në merkato. Interi ishte pranë firmës me Mertens, por beglu vendosi të rinovojë kontrantën me Napoli e tashmë ka ndryshuar objektivi.
Sipas mediave italiane, Edison Cavani është objektivi i radhës për Interin. Zikaltërit prej ditësh kanë nisur negociatat me sulmuesi uruguajian që në fund të sezonit do të jetë një lojtar i lirë pas mbylljes së kontratës me PSG-në.
Cavani ka një pagë të lartë, por te Interi janë të bindur për të firmosur me sulmuesin. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e sulmuesi të PSG-së pas ofertës që Interi pritet t’ bëjë në vazhdim.