Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Merkatoja" e KOMBËTARES, DUKA jep lajmin e madh: PANUCCI i ka ndjekur, mund të debutojnë

Shkruar nga NEWSPORT
"Merkatoja" e KOMBËTARES, DUKA jep lajmin e madh: PANUCCI i ka

Në lidhje me objektivin për eliminatoret e kampionatit europian dhe prurjet e reja në kombëtaren tonë, Duka shtoi se synimi i vetëm është kualifikimi. Ai zbuloi në emisionijn "Zona Gol" se tekniku i Kombëtares Christian Panucci ka ndjekur 2-3 lojtarë të Shqipërisë U19 dhe U21, të cilët mund të debutojnë me kombëtaren A në sfidat e para me Turqinë dhe Andorrën. Pra mbrojtësi Marash Kumbulla që aktivizohet me Veronën dhe sulmuesi shqiptar i Panioniosit Florin Durmishaj.

"Forma e lojtarë të Shqipërisë? Nuk më erdhi mirë që na mundi Milani se te Atalanta kemi lojtarët tanë Berishën dhe Gjimshitin. Duan të jenë në gjendje të mirë shpirtërore. Janë në një gjendje emocionale dhe fizike se disa muaj më parë. Janë më prezentë në fushë, disa janë rikuperuar nga dëmtimet. Berisha dhe Gjimshiti janë vlerë për ne.Në mbrojtje kemi pasur probleme. Besoj në mars do të kemi një ekip konkurues.

Objektivi për eliminatore? Të shkojmë në Europian. Nuk do të thotë se jemi më të mirë se Franca. Asnjëherë nuk është e pamundur. Ne do ta synojmë kualifikimin në kampionatin e ardhshëm.

Panucci i qetë? Është periudhë e gjatë që nuk ka patur ndeshje. Është periudhë relaksi.

Prurjet e reja në Kombëtare? Panucci ka ndjekur 2-3 futbolliste me U21 dhe U19 dhe nuk është çudi t'i shohim me Turqinë dheAndorrën. Është një sulmues në Greqi dhe po bën gola. Është dhe një qendërmbrojtës që luan me Veronën dhe U19 e Bogdanit, që është dëmtuar. Do të ketë dy-tre emra të rinj.  Do të mundohemi të përkrahim lojtarët që luajnë në Shqipëri, por pa mohuar dhe ata që kanë prindër emigrantë. Duam të ndërtojmë modele për fëmijë, që të afrohen sa më shumë në futboll. Nëse nuk dalin nga brenda, do ta kemi të vështirë të motivojmë fëmijë", bëri me dije Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga