
Arlind Ajeti është më larg Torinos, se në asnjë moment tjetër. Sipas “Tuttosport”, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do të përdoret për shkëmbim në mënyrë që “granadat” të arrijnë te Edoardo Goldaniga, mbrojtësi 23-vjeçar i Palermos.
Ky i fundit kërkohet nga trajneri Mihajloviç, i cili ka këshilluar klubin që të japë Ajetin dhe para për të sjellë në ekipin e tij, talentin e lindur në Milano.
Duket se mbrojtësi kuqezi do të përfundojë te Palermo në këtë merkato dimri.
Poll