Bayern Munchen duket se ka mbyllur marrëveshjen e transferimit për Alexis Sanchez. Sipas prestigjiozes francese "Le Parisien", klubi gjerman do të paguajë 40 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit.
Sanchez ishte objektiv për merkaton edhe nga ana e klubit të PSG-së, por kiliani nuk ka pranuar të kalojë në Francë. Kjo pasi sulmuesi i Arsenalit preferon të luajë te Bayern Munchen në urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa në Bavari do të gjejë edhe shokun e tij të skuadrës kombëtare, kilianin tjetër, Arturo Vidal.
Poll