Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Menaxheri i njohur zgjedh skuadrën favorite dhe lojtarin vendimtar në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Menaxheri i njohur zgjedh skuadrën favorite dhe lojtarin vendimtar në

Elton Marini është një nga agjentët e njohur në kampionatin tonë, ku menaxhon disa nga lojtarët që spikasin në Superiore. Pikërisht "prurjet" e tij në këtë sezon kanë rritur nivelin e shumë skuadrave të cilat luftojnë për titull, apo dhe Kupat e Europës. Newsport.al kontaktoi Marinin për të dhënë një prononcim në lidhje me derbin e së premtes, për të cilin u shpreh:

"Derbi është ndeshje e vështirë pavarësisht formës së momentit apo distancës së pikëve që kanë të dy skuadrat. Trysnia është tek të dy ekipet sepse ka rrezik për vetë situatën që është krijuar.

Partizani duhet të shkojë në ndeshjen me Kukësin i sigurt dhe Tirana nëse humbet, rrezikon tej mase qëndrimin. Favorit për fitore është Partizani, ku përveç të tjerëve kanë një super Kaleb Ekuban. Besoj se ai do të jetë sërish protagonist në rezultatin e ndeshjes", ka përfunduar për newsport.al Elton Marini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga