Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mema: Futa në fushë dy lojtarë të dëmtuar, mungon besimi te vetja

Shkruar nga NEWSPORT
Mema: Futa në fushë dy lojtarë të dëmtuar, mungon

Kastrioti arriti të barazonte kundër Partizanit, duke ndalur 1-1 të kuqtë në një sfidë ku ata futeshin si favoritë.

Pas takimit ka folur Ardian Mema, i cili u shpreh i kënaqur me atë që të tijtë dhanë në fushën e blertë. Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, tekniku i krutanëve tha:

“Kishim mungesa dhe ndërrimet i bëra të sforcuara. Futa dy lojtarë që ishin të dëmtuar. Isha i detyruar. Ne pësuam gol dhe unë duhet të reagoja. Ekipi reagoi dhe kjo më bëri entuziast për vazhdimësinë. Mund të kishim edhe mundësi shënimi. Më kënaq loja.

Progresi? Më bëre gjithë analizën e ekipit Andi Lila dhe nuk kam nevojë të bëj nesër. Kam 1 muaj që punoj me ekipin. Ndryshimet nga një trajner te tjetri, kanë veçoritë e veta. Mendoj, që një ekip që nuk qarkullon topin, që nuk bën veprimet ose të bashkëveprojë. Kjo është punë e përditshme. Ne nuk kemi arritur asgjë. Duhen parë edhe ndeshjet e tjera. Për sa kohë kemi një ekuilibër, më jep spunto dhe çunat të kenë më shumë besim te vetja e vet. Edhe manovrat mi interpretuan mirë. Kur luan me vendin e parë, qoftë edhe barazim ndeshja, më jep atë spunton. Ta marrim me këtë lloj serioziteti dhe përgatitje.

Karakaçi në mbrojtje? Ishin të vonshëm në kohë presioni, sidomos si një lojtar si Skuka. Duhet të jemi më të shpejtë kur i bëjmë presion kundërshtarit. Nuk vepruam dhe bashkëvepruam. Futbolli është kohë dhe nuk të fal. Kjo është ajo pjesa që duhet të punojmë shumë. Kur jemi në këtë situatë në tabelën e klasifikimit, duhet të kemi shumë kujdes dhe mos ta humbim përqëndrimin”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga