
Natë për t'u harruar për Tomas Strakoshën. Portieri i Kombëtares shqiptare e nisi sfidën e Europa League ndaj Gallatasarai si titullar, por në pjesën e dytë bënë një gabim katastrofik. Strakosha tenton të presë një top pa shumë pretendime, por topi i largohet nga dora duke përfunduar në rrjetë. Një gabim i tillë I kushtoi humbjen Lazios, ndërsa mediat italiane kanë "masakruar", portierin shqiptar me notën e vendosur.
"Tuttmercatoëeb" e vlerëson Strakoshën me notën 4.5. "Sa gabim i bujshëm me të cilin lejon Galatasaray të marrë kryesimin".
"Calciomercato", e vlerësoi portierin kuqezi me notën 3. "Shpëtoi nga traversa në minutën e 23 në një goditje të pandalshme nga Morutan. Ishte vendimtar në minutën e 50 -të në gjuajtjen e Aktürkoğlu të pas një gabimi të dy lojtarëve qendrorë, por në minutën e 67 -të shkakton autogol pavarërisht se ishte i pashqetësuar nga kundërshtari". Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Hysaj dhe mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 6.
#Strakosha #GalatasarayLazio pic.twitter.com/jNrITdfzfZ
— Valex.VR. (@ValexVersace89) September 16, 2021