
Paraqitja pozitive e Marash Kumbullës ndaj Juventusin në fundjavë ka rikthyer sërish edhe njëherë vëmendjen drejt tij. Në ditën e ditëlindjes së 20, mbrojtësi shqiptar zhvilloi një super paraqitje duke arritur të gjejë rrjetën, por goli u anulua pas VAR, ndërsa në fund të sfidës arrin të fitoi penalltinë vendimtare.
Ditën e sotme mediat prestigjoze si "La Gazzetta dello Sport" apo CalcioMercato i kanë kushtuar rëndësi interesimeve në drejtim të Kumbullës. Teksa mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i Veronës pëlqehet tani jo vetëm nga Inter, Milan dhe Juventus, por listës i shtohet edhe Manchester City, Manchester United dhe Borussia Dortmund. "Gjysma e Europës e kërkon" do të shkruanin disa prej tyre. Padyshim një moment fantastik për 20 vjeçarin shqiptar, i cili duket se ka marrë cilësitë më të mira nga shkolla italiane e mbrojtësve.