Sturm Graz është mundur ditën e sotme me rezultatin e thellë 1-5 nga Salzburgu në shtëpi. Bekim Balaj e nisi këtë ndeshje si titular, por u zëvendësua në minuntën e 67-të pa lënë shumë gjurmë. Skuadra e tij e mbylli sfidën me 9 lojtarë pasi dy futbollistë të Sturm u ndëshkuan me karton të kuq.
Szboszlai shënoi 3 gola në pjesën e parë, ndërsa Daka dhe Hee-Chan mbyllën siparin e golave për Salzburg, ndërsa për skuadrën vendase shënoi Hierlander. Salzburg vazhdon të udhëheq kampionatin austriak me 33 pikë, ndërsa Sturm është në vendin e 6-të në këto ndeshje të fazës “Play Off”.