
Coronavirus po pushton botën, teksa lojtarët kanë kohë të merren më shumë me familjen. Izolimi ka efektet e veta dhe portieri bardhezi Szczezny ka vendosur të kthehet prapa në kohë. Në një intervistë për Youtube Foot Truc, gardiani flet për një episod kur Ronaldo u ndëshkua me të kuq ndaj Valencias në Champions. Asokohe, në stolin e Juves ishte Allegri.
" Me Allegrin kishim një rregull: kushdo që ndëshkohej me karton të kuq, duhet të paguajë. Si pagoi Cristiano? Duke u dhënë të gjithëve shokëve nga një iMac (kompjuter). Kjo ndodhi pas dy muajsh pasi ai nuk pranonte që kishte bërë gabim" - shprehet Szczezny.
Poll