
Dionis Avdiaj ka ngelur pa skuadër. Sulmuesi shqiptar u bashkua klubin Hearts në merkaton e janarit, por aventura e tij është mbyllur përpara kohe.
Në faqen zyrtare, skuadra skoceze ka bërë me dije se nga ekipi do të largohen plotë 15 lojtarë dhe mes tyre është edhe Dionis Avdiaj.
Hearts do të luajë sezonin tjetër në Kategorinë e dytë dhe ka bërë me dije largimet që do të ketë nga skuadrë. Avdiaj firmosi një kontratë 6 mujore me skuadrën skoceze e tashmë është në kërkim të një ekipi të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Poll