
Trajneri i Inter, Antonio Conte ka folur në prag të sfidës me Bolognan për Serie A. Conte tregoi se fitorja e fundit vleu shumë, me lojtarët që mbyllën veshët nga kritikat duke u përqëndruar te loja.
Çfarë ju ka kënaqur më shumë në këto ndeshje të fundit?
Ne mbyllëm veshët dhe menduam vetëm të luanim dhe të bënim më të mirën.
Sfidë e madhe me ngjeshjen e kalendarit?
Lodhja është e pashmangshme. Ne luajtëm 4 ndeshje në 11 ditë, tani kemi edhe një ditë për t'u rikuperuar. Duhet të luajmë të gjitha ndeshjet e rëndësishme dhe vendimtare me shumë pak kohë për t'i përgatitur ato dhe për të rikuperuar energjinë. Kjo është e vështirë.
Vjet ju shua ëndrra për titullin pikërisht në ndeshjen me Bolognan...
Vitin e kaluar kemi humbur një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Bolonjës. Ne filluam 1-0 duke dominuar, pastaj humbëm penalltinë dhe arritëm të pësojmë dy gola nga kundërsulmi në 10 kundër 11.
Kjo ndeshje më zemëroi shumë. Bolonja është një ekip i fortë dhe i vendosur, ata luajnë me një ritëm të mirë dhe e kanë përgatitur ndeshjen brenda një jave. Kundër Interit, niveli i vëmendjes dhe gatishmërisë rritet, ne duam t'i japim vazhdimësi rrugës sonë.
A jeni dakord që skuadra ka treguar më shumë përqendrim në ndeshjet e fundit sesa në të kaluarën?
Rezultati sigurisht që ndikon në të gjitha ndeshjet. Por, duke thënë këtë, ne përpiqemi të përmirësojmë gjithçka, nga përqendrimi te loja.
Sensi dhe Nainggolan? Sensi nuk është ende gati. Nainggolan nuk është rikuperuar dhe ende nuk është gati. Nëse keni pyetje për lojtarë të veçantë pyesni klubin.