
Para ndeshjes me Dinamon është mbajtur konferenca për shtyp nga ana e klubit të Skënderbeut.
Në konferencën për shtyp, ka qenë i pranishëm dhe mbrojtësi i korçarëve, Kristi Vangjeli.
I pyetur sesi Skënderbeu mund ta fitojë këtë sfide, Vangjeli është shprehur:
"Duhe të mos pësoë gol, te paktën pjesën e parë.
Për ne do të ishte mirë të ruanim barazimin thuajse deri afër fundit dhe atëherë të shënonim dhe të merrnim tre pikët që na duhen.
Është një kundërshtar i fortë, por ne kemi bërë përgatitjet e duhura për të luajtur si të barabartë", ka thënë Vangjeli ne konferencën për shtyp mbajtur nga klubi korçar.
Poll