
Kastriot Dermaku do të luajë sezonin e ri në Serie A. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierën duke firmosur për një skuadër që militon në elitën e futbollit italian. Nga Serie D në Sërin B dhe tashmë Dermaku do të aktivizohet në Serie A me Parmën.
Këta të fundit kanë firmosur një kontratë 4-vjeçare me lojtarin dhe e kanë projektuar si titullar në projektin e tyre. Pas Berishës, Straskohës, Hysaj dhe Gjimshitit një tjetër lojtar shqiptar i bashkohet kampionatit italian.
Poll