Roma është shumë pranë transferimit të Pablo Zabaletas. Skuadra e Romës është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pasi braziliani Maicon pritet të largohet gjatë kësaj vere. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Roma është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Manchester Cityt, Pablo Zabaleta. Argjentinasi nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe Roma do të ishte një mundësi e mirë për të.