Siç ishte paralajmëruar, Françesko Totti ka mbërritur në Tiranë para finales së madhe mes Romës dhe Feyenoord e vlefshme për finalen e Conference League. Ish-sulmuesi i njohur që ka luajtur një “jetë” me italianët gjendet sot në kryeqytet si i ftuar nderi nga ana e UEFA-s për këtë ndeshje madhështore. Një foto me të asesi s’mund të mungonte nga Andi Verçani.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun në FSHF shfaqet në rrjetet sociale pikërisht me një nga legjendat e skuadrës së Romës. Me të drejtë e cilëson si një mbret duke shkruar: “Zonja dhe zotërinj, përpara jush mbreti i Romës”.

Poll