
Shkëndija e Tetovës ka arritur të barazojë kundër Sileksit, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të kampionatit maqedonas. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 duke marrë 1 pikë në shtëpinë e vet.
Gjithçka u duk se do të ishte e lehtë për kuqezinjtë, teksa Besart Ibraimi realizon që në minutën e 25-të të sfidës. Por, miqtë arritën të barazojnë në minutën e 44-të me Djuriç. Pas kësaj ndeshje, skuadra e Ernest Gjokës mbetet në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Sileksi ngjitet në të pestin me 11 pikë.
Poll