Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Masa ekstreme sigurie për “finalen” e titullit në Korçë, ndalohen çelsat, çakmakët dhe lekët e vogla

Shkruar nga NEWSPORT
Masa ekstreme sigurie për “finalen” e titullit në

Ndeshja për titull mes Skënderbeut dhe Kukësit që do të luhet sot pasdite në orën 18:00, pritet të mbushë plot stadiumin e kampionëve. Veç tifozerisë nga Korça do të ketë edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh të organizuar nga Kukësi. Masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e këtij takimi do të jenë të mëdha. Ky takim i një rëndësie të veçantë do të sjellë në stadium mbi 6 mijë tifozë.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe drejtuesve të Klubit Sportiv Skënderbeu janë marrë masat për garantimin e zhvillimit normal të kësaj ndeshjeje. Shërbimet policore do të rrethojnë gjithë perimetrin përreth Stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti, dëmtimin e pronës së shtetasve dhe sigurimin e rregullit e lëvizjes së tifozëve. Po ashtu, nuk do të lejohen tregtarët ambulantë në këtë unazë dhe në lulishtet përpara dhe pas stadiumit.

Do të ndalohet përdorimi i  pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit.

Tifozët që janë pajisur me biletë, të marrin masa për paraqitjen në ambientit e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Klubi i Futbollit “Skënderbeu” kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte mes tyre dhe cenimin e rendit publik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga