
Beppe Marotta ka nisur të mendojë për merkaton e ardhshme te Interi dhe këtë kërkon ta bëj pa shpenzuar asnjë qindarkë.
Klubi zikaltër është gati të bind dyshen e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen dhe Toby Alderëeireld, kontrata e të cilëve skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", skuadra milaneze kërkon të jetë protagoniste në merkaton e radhës dhe firma me 27 vjeçarin e belgun shihen si opsione të kënaqshme për ekipin e Antonio Conte.
Në ditët e ardhshme priten të tjera zhvillime, me Interin që do të has në një rivalitet të madh për Eriksen, i cili kërkohet nga shumë skuadra angleze dhe jo vetëm.
Poll