
Mario Mandzukiç është kthyer në çështje te Juventus. Mbipopullimi i repartit ofensiv ka sjellë "largimin" e tij nga skuadra. Kroati prej muajsh nuk preferohet nga trajneri Sarri, duke mos u grumbulluar në asnjë ndeshje që "Zonja e Vjetër" ka luajtur këtë sezon. Si të mos mjaftonte kjo situatë e nderë, në Torino "qajnë" edhe pagën e tij, plot 6 milion neto në sezon.
Juventus duket se e ka bërë zgjidhjen e vet dhe kërkon ta sistemojë diku gjetkë sulmuesin. Mandzukiç ka pasur një rol të rëndësishëm kur në stol ishte Allegri, ndërsa Maurizio Sarri nuk e ka në plan. Shtatëlarti nuk ka ndërmend të largohet, për aq kohë sa është ndër lojtarët më të paguar, duke kërkuar kohë për të vendosut. Manchester United, Dortmund dhe Milan janë pas sulmuesit, me Mandzukiç që ka oferta edhe nga Kina apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janari mund të kthejë në fushë lojtarin por jo te Juventus.