Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Manuel Neuer mendon largimin? Gjermani: Kur nuk je më i domosdoshëm ...

Shkruar nga NEWSPORT
Manuel Neuer mendon largimin? Gjermani: Kur nuk je më i domosdoshëm

Gjermania u rikthye te fitorja pas humbjes 4-2 ndaj Portugalisë, duke marrë kështu kreun e grupit C kualifikues të Euro 2020. "Pancerat" mposhtën 2-0 një rival direkt si Irlanda e Veriut. Ndërkohë, menjëherë pas takimit, portieri i  Bayern Munich, Manuel Neuer foli për të ardhmen e tij:

Pension? Kur nuk je më i domosdoshëm dhe e kupton atë, është e vështirë të gjesh motivim çdo ditë. Sot ndihem i rëndësishëm dhe konsiderohet si i domosdoshëm në ekipin kombëtar dhe të gjithë janë të lumtur me mua. Është e qartë se unë duhet të përgjigjem në fushë. Jetëgjatësia ime është fryti i dashurisë time për këtë sport ".-u shpreh Neuer për mediat irlandeze.

33 vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me gjigantin bavarez dhe mbetet të shihet vendimi që do të marrë për zgjatjen apo jo të kontratës me Bayern.

Pas dy vitesh, Neuer do të festojë ditëlindjen e tij të 35-të dhe nuk përjashtohet një rikthim i tij në Gelcenkircher te Schalke 04, aty ku edhe u bë i famshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga