
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze dhe personave pranë klubit të Manchester United, bëhet me dije se familja Glazers ka vendosur te nxjerr në treg një pjesë të vogël të aksioneve që zotërojnë.
Fillimi i sezonit rezultoi me vështirësi të mëdha për klubin e kuq, me dy humbje turpëruese ndaj Brighton dhe Brentford. Presioni i vazhdueshëm nga tifozët dhe së fundmi edhe ndikimi i madh i medias mesa duket se ka detyruar familjen Glazers të marri përgjegjësi dhe të veprojë në të mirë të klubit.
I interesuari i parë sipas mediave është miliarderi dhe njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, Jim Ratcliffe. Pasuria e tij është rreth 10 miliardë paundë që do ta bëntë atë presidentin e tretë më të pasur në Premier League pas sheikëve të Neëcastle dhe Manchester City. Megjithatë, Ratcliffe pritet të marrë vetëm një pjesë të vogël të aksionëve dhe familja Glazërs do të ruante përseri menaxhimin e klubit.