
Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Pasi u refuzua për të disatën herë për Jadon Sancho, "Djajtë e Kuq" kanë gati ofertën e re për Dortmundin. Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për një shifër, e cila shkon rreth 75 milionë paund. Nuk dihet se cila do jetë përgjigja e gjermanëve, por me siguri mund të thuhet sy ky është çmimi i fundit që ofron United.
21 vjeçari anglez ka luajtur këtë sezon 26 ndeshje, ku ka shënuar 8 gola dhe assistuar 12 herë. Sa i përket Champions League, mbetemi në kuotën e 6 përformancave, ku ka shënuar 2 gola dhe assistuar 3 herë.
Poll