
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate u është përgjigjur pyetjeve që e shohin të ardhmen e tij te Manchester United. Njeriu që çoi "Tre Luanët" për herë të parë në 28 vjet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës deklaroi se misioni i tij ende nuk ka përfunduar me kombëtaren angleze.
"Patëm vitin më të mirë në 28 vjet dhe shkuam deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Me ardhjen e kampioantit europian, që do të luhet kryesisht në Wembley, kemi për detyrë të kualifikohemi. Kështu që është një kohë emocionuese për skuadrën. Nuk mendoj se kemi ecur më larg se ç'mundemi. Mendoj se ka hapësira për t'u përmirësuar. Po e shijoj shumë këtë moment", deklaroi Southgate.
Poll