
Mançester Siti fitoi 2-1 derbin kundër Junajtid, por jo gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve.
Aleksandar Kolarov ka dalë nga fushë pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, me një dhëmb më pak. Mbrojtësi serb u përplas me Felainin në fushën e lojës, ndërsa goditja ka qenë shumë e fortë.
Për ta reklamuar një gjë të tillë ka menduar portieri i 2-të i Sitit, Uilli Kabajero që ka postuar një foto në Instagram me Kolarov duke shkruar: "E vetmja gjë që humbi sot Kolarov", duke iu referuar dhëmbit të mbrojtësit serb.
[gallery columns="1" size="full" ids="34909"]
Galeria fotografike ()
Poll