
Shtohet numri i skuadrave që kërkojnë të kenë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj. Pas Las Palmas-it në La Liga, Empolit e Perugias, së fundmi në garë për të firmosur me 19-vjeçarin ka hyrë edhe Cesena.
Lajmin e ka bërë të ditur “Gazzetta Dello Sport”, e cila ka shkruar, se Cesena ka interes për përfitimin e shërbimeve të sulmuesit të Kombëtares dhe se po bën përpjekjet e fundit që të arrijë akordin me Manajn.
Sulmuesi do të rikthehet fillimisht te Interi që është edhe klubi që zotëron kartonin e tij, për t’u huazuar më pas në një tjetër skuadër, që me shumë mundësi mund të jetë Cesena.
Poll