Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

MAHREZ thirrje shokëve: Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, synojmë sërish titullin

Shkruar nga NEWSPORT
MAHREZ thirrje shokëve: Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga

Lider në Premier League këtë sezon vazhdon të jetë Arsenali, i cili kryeson me 7 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Newcastle, me “Topçinjtë” që kanë edhe një ndeshje më pak për të luajtur. Skuadra e Pep Guardiolës këtë sezon është e 3-ta me 8 pikë më pak, ndërsa kjo diferencë mund të shkurtohet në 5 pikë nëse Manchetser City triumfon në sfidën e sotme ndaj Leeds.

Në një intervistë për mediat britanike, Riyad Mahrez u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që të bëjnë maksimumin ndeshje pas ndeshjes në mënyrë që të ngushtojnë diferencën me Arsenalin kryesues.

 “Duhet të hyjmë në fushë me gjithçka. Ne nuk jemi në krye të Premier League dhe atje duam të jemi. E dimë që duhet të mendojmë lojë pas loje, por synimi ynë është të fitojmë një tjetër titull. Premier League ka shumë skuadra të forta që mund të fitojnë kampionatin. Tani për tani jemi të fokusuar te Arsenali, i cili ka qenë një ekip i shkëlqyer”, ka deklaruar algjeriani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga