Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lyon parakalon Milan, 27 milionë euro për Pulisic

Shkruar nga NEWSPORT
Lyon parakalon Milan, 27 milionë euro për Pulisic

Christian Pulisic është kthyer në objektivin e Milan në këtë merkato. Kuqezinjtë e Stefano Piolit e shikojë amerikanin si lojtarin e duhur për sezonin e ri. Drejtuesit e skuadrës italiane i kanë bërë ofertë Chelsea 15 milionë euro për të marrë shëbrimet e lojtarit.

Por tashmë Lyon i ka parakaluar kuqezinjtë. Skuadra franceze ka ofruar për shërbimet e Pulisic plot 27 milionë euro. Sipas "The Atletic” oferta e lyon përmbush kërkesat e Bluve të Londrës, me këto të fundit që janë të pritur të pranojnë shitjen e lojtarit në Ligue A.

Në këto kushte Milan ngel me “gisht në gojë” dhe tashmë drejtuesit duhet të studiojnë një tjetër pistë pas dështimit të operacionit “Pulisic”.

Poll

Lexo gjithashtu