Acarohet Mario Balotelli. Sulmuesit italian i kanë thyer xhamat e makinës. Kjo ka shkaktuar reagimin e Balotellit, i cili gjithë mllefin e ka shprehur në rrjetet sociale. Bomberi pohon se do e gjejë personin në fjalë, e ky i fundit do e pësojë keq.
''E di që ti, kudo që të jesh, do e lexosh këtë mesazh. Unë po të them vetëm që të lutesh. Lutu shumë që unë të mos e marr vesh kurrë se kush je, përndryshe do të të ndjek gjatë gjithë jetës. Ligjërisht, por edhe në mënyra të tjera, frikacak bastard" - shkruan Balotelli.
Balotelli ka mbetur prej kohësh pa skuadër, teksa ka preferuar të stërvitet veçmas.

Poll