
Luftëtari do të presë sot në shtëpi Kukësin, një ndeshje mjaft e vështirë për të besuarit e Milinkoviç, por edhe për miqtë kuksianë. Në këtë takim, trajneri i gjirokastritëve duhet t'i bëjë mirë llogaritë, pasi ylli i skuadrës, Dejvi Bregu me shumë gjasa do ta nisë takimin nga stoli. Por, problem mbetet edhe Reginaldo. Për sulmuesin do të vendoset në çastin e fundit, nëse do të jetë ose jo pjesë e formacionit titullar. Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Kukësit do të luhet sot në orën 14:00.
Poll