
Më shumë se tek afrimet në merkato, Luftëtari do të fokusohet te mbajtja e lojtarëve që kanë shkëlqyer këtë sezon me fanellën bluzi.
Drejtuesit e klubit do të "blindojnë" titullarët e skuadrës gjirokastrite. Dejvi Bregu, Bojom, Ramadani, Mersini dhe ndonjë tjetër janë vënë në shënjestër të "big-ëve" të Superligës.
Por, krerët e klubit të Luftëtarit janë të vendosur të mos lëshojnë asnjë prej "yjeve" të ekipit, të paktën pa përfunduar ky sezon.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Milinkoviç ka zhvilluar paraqijte mbresëlënëse në pjesën e parë të kampionatit dhe boshti i ekipit konsiderohet si i paprekshëm.
Poll