Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Luftë” në fushë dhe tribuna, në Kosovë “mbajnë frymën” për derbin e Gjilanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Luftë” në fushë dhe tribuna, në Kosovë

Superliga e Kosovës do të luajë ditën e sotme 3 ndeshjet përmbyllëse të javës së 26-të të saj. 6 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar pikë të cilat u nevojiten për zonën europiane, mbijetesën dhe kreun.

Drita-Gjilani është supersfida që spikat në këtë javë futbollistike. Në derbi nuk do të “luftohet” vetëm në fushë për 3 pikët, por edhe në tribuna nga tifozëritë respektive, siç janë “Intelektualët” dhe “Skifterat”.

Në këtë sfidë Drita ka shansin e artë që të barazojë me pikë Ballkanin kryesues, gjithmonë në rast se triumfon. Në krahun tjetër, Gjilani kërkon pikë “jetike” pasi ndodhet në vendin e tetë në kuotën e 25 pikëve.

Në dy ndeshjet e e tjera, Dukagjini do të presë në shtëpi Feronikelin, ndërsa skuadra e Prishtinës do të udhëtojë drejt Fushë Kosovës për të luajtur një ndeshje delikate në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga