
Sedat Berisha është larguar nga skuadra e Dritës. Është klubi kosovar që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që qendërmbrojtësi i njohur ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin.
Ish-lojtari që ka luajtur më parë për Vllazninë dhe Tiranën ka zgjedhur të luajë me skuadrën e Strugës në Maqedoninë e Veriut. Në lajmërimin për mediet bëhej me dije:
"Sedat Berisha është liruar nga klubi. Me marrëveshje të dyanshme është ndërpre bashkëpunimi me qendërmbrojtësin shkupjan Sedat Berisha. Berisha tek klubi jonë erdhi në Janar të vitit të kaluar nga Tirana dhe qëndroi për një vit!
Klubi jonë i uron suksese në aventurën e re Sedatit, dhe e falemderon për profesionalizmin që ka treguar gjatë kësaj periudhe.
Paq fat Sedat!"