Klisman Cake ishte titullar në ndeshjen e djeshme të Shkëndijës së Tetovës kundër Valmeria, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Kuqezinjtë arritën të triumfonin me rezultatin 3-1, ku titullar ishte pikërisht dhe Cake.
Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet mjaft i motivuar për të bërë mirë në arenën europiane. Teksa shfaq foton e gjithë skuadrës, ai shkruan: “Shihemi në raundin tjetër”.
Kujtojmë që Cake ka luajtur në fillimet e veta me Tiranën duke qenë edhe pjesë e ekipit të parë. Mungesat e hapësirave në formacionin titullar bënë që ai të transferohej në Kosovë për të vijuar më tej në Maqedoni me Shkëndijën e Tetovës.

Poll