Emran Ramadani është larguar nga skuadra e Struga Trim teksa ka zyrtarizuar në rrjetet sociale divorcin.
Mesfushori 28-vjeçar që para dy sezonesh ishte pjesë e Partizanit në Superiore, falënderon drejtuesit si dhe tifozët për mbështetjen gjatë këtij edicioni futbollistik.
Ai i uron fat skuadrës, ndërsa tanimë me interes pritet të mësohet e ardhmja e tij.
"Falenderim të veçantë për F.C Struga Trim Lum dhe tifozët strugan. Kaluam një vit bashkë. Për mua ishte kënaqësi e të qenurit pjesë e kësaj skuadre. Ekipit i dëshiroj suksese dhe fat në sezonin e ardhshëm. Faleminderit Struga", shkruan Ramadani në facebook-un e tij.

Poll