
Mbrojtësi zvicerian Philippe Senderos me anë të një letre të postuar në profilin e tij në Twitter, ka njoftuar largimin e tij nga futbolli profesionist. Senderos tërhiqet kështu nga futbolli në moshën 34 vjeçare. 34 vjeçari është një nga mbrojtësat që në media kanë dal pak, por nuk i kanë munguar ekipet e mëdha. I transferuar nga Zvicra tek Arsenal, Senderos luajti dhe për një sezon për ekipin e Milanit në 2008-2009. Skuadra të tjera ku ka luajtur Senderos, janë Everton, Valencia, Rangers apo dhe ekipi i tij i fundit FC Chiasso.
Poll