Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Luajtën në miqësore, Shameti i Kukësit dhe Cikalleshi “replikojnë” në Instagram: Pse ishte faull ky?!

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi dhe Bashakshehiri i Sokol Cikalleshit u përballën pak ditë më parë në një ndeshje miqësore, të cilën e fitoi skuadra turke ku aktivizohet sulmuesi kuqezi.

Një sfidë e cila vendosi Cikalleshin përballë ish-skuadrës së tij, ndërsa pas ndeshjes, kavajasi nuk i kurseu as lëvdatat për Kukësin dhe i uroi të fitonte titullin kampion.

Por, pak orë më parë, Cikalleshi dhe Shameti nuk i kanë kursyer ngacmimet mes tyre dhe as batutat pas një fotoje të postuar nga mbrojtësi i Kukësit.

Në foto duket Shameti dhe Cikalleshi duke dyluftuar, ndërsa sulmuesi i Bashakshehirit i shkruante në koment me ngacmim: “Si e dha albitri faull këtë rast, nuk e kuptoj”, ndërsa mbrojtësi i Kukësit, aspak i bindur se kishte bërë faull ndaj sulmuesit kavajas ia kthen: “Pse faull ishte ky? Unë topin kam pasur”.

 

shamet

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga