Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Loro Boriçi” drejt përfundimit, por nuk ka datë inagurimi

Shkruar nga NEWSPORT

Stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës ka mbi një vit që po punohet në të dhe tashmë është pothuajse gati. Është shtruar tapeti, janë vendosur stolat, është bërë restaurimi i pjesës së jashtëme dhe dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme janë drejt përfundimit. Ky impiant është brenda standarteve europiane dhe mund të luhen takime të çdo lloj kompeticioni futbollistik, përveç finaleve të Europa League dhe Champions League, të cilat duan që kapaciteti të jetë mbi 30 mijë tifozë.

[caption id="attachment_5487" align="alignleft" width="300"]dhomat Ambientet e brendshme të stadiumit "Loro Boriçi"[/caption]

Ditët e fundit po punohet për vendosjen e shtyllave të ndriçimit, reklamave elektronike si dhe hyrjen me biletë elektronikë. Pra, gjithçka po shkon drejt përfundimit në Shkodër, por ende nuk është përcaktuar një datë se kur ky stadium do të jetë gati si për përfaqësuesen tonë, por edhe për ekipin e Vllaznisë, që e pret me padurim rikthimin në “shtëpinë” e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga