Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Lorik CANA "i hyn" politikës, kapiteni legjendar: Kosova tanimë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e tij lidhur me reformën zgjedhore që po ndodh në politikën në Shqipëri. Gjakovari kërkon që në nismën e ndryshimit të sistemit të përfshihet vota e Diasporës dhe Listat e hapura. Duket se kapiteni legjendar do "t'i hyjë" politikës, teksa ka bërë apel që mbështetësit e tij t'i bashkohen online peticionit, duke e firmosur atë.

Mesazhi i Lorik Canës:

Të dashur miq, vëllezër & motra!!!

Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë covid 19, dhe kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë,
Kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndani me familjen dhe miqtë për të nënshkruar, qarkulluar me kontaktet, email & ndani në rrjetet sociale.

Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!

Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e Listave të hapura dhe votimi i diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike dhe do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit

Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!!!

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga