
Lorenc Trashi ka postuar në Instagramin e tij një foto dy ditë para ndeshjes me Krasnodarin. Mesfushori i kuq ndihet gati për këtë takim teksa e konsideron si të vështirë, por jo e pamundur për të arritur një rezultat pozitiv. Gjithashtu Trashi ka edhe një thirrje për shokët e skuadrës ku i fton të bëjnë një sakrificë tjetër, pasi së bashku mund t'i dalin.
"Një ndeshje e vështirë, por jo e pamundur.Forca së bashku,një sakrificë më shumë", shkruan Trashi në Instagramin e tij.
Takimi Krasnodar-Partizani do të luhet të enjten në orën 18:30, ndeshje e vlefshme për fazën play-off të Europa League.
[gallery columns="1" size="full" ids="27186"]
Poll