
Lojtari i Monzës Andrea Petagna në një intervistë për “Corriere della Sera” ka rrëfyer marrëdhënien e tij me Silvio Berlusconin. Petagna më parë ka qenë edhe pjesë e Milanit dhe e njeh presidentin e Monzës që kur ky drejtonte kuqezinjtë, ndërsa më vonë ai ishte lojtar i Napolit.
“E kam njohur që kur isha në Milano, ai ankohej për tatuazhet.
A janë shtuar ato me kalimin e viteve? Kur ai vjen unë vesh një xhup për t’i fshehur.
De Laurentis dhe Berlusconi? Të dy janë të mirë, De Laurentis ishte shumë i pranishëm."
Poll