
Red Vogli është një nga lojtarët e Tiranës në basketboll për meshkuj. Këtë vit, bardheblutë arritën të shpalleshin kampion Shqipërie pasi mundën tre herë në finale Vllazninë. Për këtë Vogli ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke festuar pas ndeshjes së bashku me shokët e tjerë të skuadrës.
Pas vitesh mungesë, titulli u rikthye në kryeqytet dhe ky fakt i ka gëzuar tej masë të gjithë tifozët e Tiranës së bashku me lojtarët e basketit. Për këtë ai shkruan në diçiturën e fotos: "Tirona ishim, Tirona mbetëm. Të rrasim koshin, të grisim rrjetën", përfundon me 'nota' lumturie Red Vogli.
[gallery columns="1" size="full" ids="106302"]
Poll